Kompleksi Afaristo-Banesor-Blloku B10, Objekti 4

Project:

Kompleksi Afaristo-Banesor-Blloku B10, Objekti 4

Location:

Lagjja Kalabria, Prishtinë

Category:

Blloku 10

Date:

24 Apr, 2017

Share:

Ndërtesa shumëbanesore A4 ndodhet në Kalabri, Prishtinë dhe shtrihet në parcelën 10080-3 përgjatë rrugës "Rexhep Krasniqi" dhe rrugës "Ilir Murati" dhe në anën jugore të parcelës kalon përrocka "Mati".

Parcela kadastrale përfshihet në kuadër të bllokut urban "B10" të Planit Rregullues "Kalabria" me destinim "Ndërtimi i lartë".

Ndërtesa A4 përshinë sipërfaqe mbi tokë S=5260.46m2, kurse nën tokë përfshinë sipërfaqe prej S=1495.69m2. Ndërtesa ka gjithsej sipërfaqe prej S=6756.15m2.

Ndërtesa ka etazhitet prej 2B+P+8. Kati përdhesë do të shfytëzohet për afarizëm, kur katet e tjera për banim. Bodrumet shfrytëzohen për parking të veturave për banorë si dhe për hapësirat ndihmëse tjera.

Ndërtesa A4 ka gjithsej 48 njësi banimi, 6 lokale dhe 48 vendparkingje,poashtu ka dhe hapësirën e dedikuar për banorët në katin përdhesë të objektit.

Nënmeny

Banesa 6:

Sbruto = 99.44 m2

Koridori  12.45m2

Qëndrimi Ditor dhe Tryezaria  22.15m2

Kuzhina  6.31m2

depo  2.43m2

wc  2.00m2

utiliti  2.39m2

banjo  4.29m2

Dhoma gjumi  14.40m2

Dhoma gjumi  13.50m2

loxhë  4.38m2